Murrizi e quajti 'pjeshkëz'! Avokatja e Popullit: Ky seksist të bëhet shembull, do ankohem te të huajt

Murrizi e quajti 'pjeshkëz'! Avokatja e Popullit: Ky seksist të bëhet shembull, do ankohem te të huajt

Deputeti Myslim Murrizi dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca

TIRANE-Deputeti demokrat Myslim Murrizi doli sot në një deklaratë për mediat duke kërkuar falje për fjalorin e përdorur ndaj një ndjekësi të tij në “Facebook”, të cilin e quajti “down”. Më pas Murrizi e shfryri dufin kundër Avokates së Popullit Erinda Ballanca, të cilën e quajti “pjeshkëz” dhe i kërkoi që të mos bënte ciu ciu sikur është prekur nga gjuha e tij për personat me sindromën  down, pasi sipas tij nuk e di që ekziston ky grup social.

"Avokates së marrëveshje së 17 majit mes Bashës dhe Ramës për hatër të pallatit 17 katësh të prishur me marrëveshje që pret shpërblimin me 17 mln euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë i them që të mos bëjë ciu ciu me deklarata false dhe sikur është prekur shumë, pasi ka dy vite që ka ngrohur karrigen dhe nuk e di që ekziston ky grup social.

Që të mos përdoresh si pjeshkëz e shtrydhur nga padrinot duhet të kishe folur edhe për politikanët vipa, që në televizor në foltore të Kuvendit, në daljet publike përpara jush media të nderuar, nuk kanë lënë grup shoqëror e social pa ofenduar, duke përdorur publikisht dhe jo në Facebook-un privat si në rastin tim, terma si: Hajdut psikik, qorr, autik, handikapat… e deri tek fjalor ordiner që ndyn çdo familje shqiptare nëpërmjet kanalit televiziv. I kërkoj ndjesë shoqatës së fermerëve nëse i kam ofenduar edhe ata, duke i thënë avokates së popullit pjeshkëz” tha ai.

Kaq ka mjaftuar që të reagonte edhe Avokatja e Popullit përmes një deklarate të shpërndarë për mediat. Ajo bën thirrje për masa urgjente sipas saj ndaj manifestimit të urrejtjes gjinore në Kuvendin e Shqipërisë. Ballanca e cilëson të turpshme deklaratën dhe shton se shpreh qartë mendësinë seksiste dhe misogjine të Murrizit.

Avokatja e Popullit i bën thirrje drejtuesve të Kuvendit që në mënyrë të menjëhershme dhe shembullore të marrin masa për ndëshkimin e Myslim Murrizit. Gjithashtu thekson se deklaratat do i referojë në institucionet më të larta europiane dhe ndërkombëtare.

Deklarata e plotë e Avokates së Popullit
Avokati i Popullit e konsideron si të turpshme, të papranueshme dhe të padenjë gjuhën e përdorur ditën e sotme nga nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z.Myslim Murrizi gjatë një konference për shtyp në të cilën presupozohej që do të dëshmohej pendesa e zotit Murrizi për fyerjet e lëshuara prej tij disa ditë më herët në adresë të personave me aftësi të kufizuara.

Me një fjalor që shpreh qartë mendësinë e tij seksiste dhe misogjine, zoti nënkryetar i Kuvendit i është referuar një deklarate të institucionit të Avokatit të Popullit ku denoncohej pikërisht ajo sjellje për të cilën zoti Murrizi po kërkonte ndjesë në deklaratën e tij në ato momente, për të vënë në shënjestër titullaren e institucionit me një fjalor denigrues dhe poshtërues.

Edhe pse qëndrimet e Avokatit të Popullit janë institucionale, zoti nënkryetar i Kuvendit ka veçuar faktin që titullarja e këtij institucioni është një grua, për t'iu drejtuar asaj me përbuzje si të ishte një qenie e një shtrese inferiore e cila duhet të heshtë kur ai përdhos i pashqetësuar me fjalorin e tij komunitete të gjera qytetarësh të disavantazhuar të shoqërisë sonë.

Gjithashtu terminologjia vulgare e përdorur nga zoti Murrizi kundrejt titullares së institucionit të Avokatit të Popullit, është një dëshmi shtesë e përçmimit dhe arrogancës që ai ndjen ndaj gjinisë femërore në përgjithësi dhe sidomos ndaj grave në pozicione zyrtare në veçanti.

Avokati i Popullit është një institucion i pavarur kushtetues në Republikën e Shqipërisë andaj manifestimi flagrant i shpërfilljes ndaj tij si ky rast i fundit me zotin nënkryetar të Kuvendit, duhet të kthehet në një këmbanë alarmi për nivelin fundor ku ka mbërritur respektimi i mekanizmave të tillë si ky institucion nga vendimmarrësit publikë.

Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje zotit Murrizi të rilexojë ose të lexojë Raportin Vjetor që Avokati i Popullit ka paraqitur në Kuvend ku edhe ai ka qenë i pranishëm, për t'u njohur me kornizën e të drejtave të njeriut që duhet të mbrohen dhe promovohen nga shteti shqiptar dhe posaçërisht me nevojën për frenimin e gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët publikë.

Avokati i Popullit i bën thirrje drejtuesve të Kuvendit që në mënyrë të menjëhershme dhe shembullore të marrin masa për ndëshkimin e kësaj sjelljeje të papranueshme intimiduese dhe të përsëritur nga ana e zotit Myslim Murrizi në dëm të shtresave të ndryshme vulnerabël të shoqërisë sonë, ku përfshihen edhe gratë.

Vetëm duke vepruar energjikisht e pa u mjaftuar me tërheqje sipërfaqësore vërejtjesh të cilat me sa duket thjesht justifikojnë mendësinë skandaloze të urrejtjes gjinore e të kategorive të tjera sociale në Shqipëri, mund të jepet më në fund një provë serioze se vendi ynë e ka seriozisht përpjekjen e tij për emancipim dhe europianizim.

Avokati i Popullit do ta referojë këtë episod të shëmtuar, të shndërruar në vijë sjelljeje nga ana e disa përfaqësuesve tanë publikë, në institucionet më të larta europiane dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe faktorëve të tjerë diplomatikë.

Gjithashtu Avokati i Popullit u bën thirrje deputeteve, politikaneve, intelektualeve gra si dhe komunitetit të mbrojtjes së të drejtave të grave në shoqërinë civile që bashkarisht të distancohen dhe të dënojnë këtë shfaqje brutale dhe arrogante të urrejtjes gjinore nga një përfaqësues politik në Kuvendin e Shqipërisë.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erinda: 04/09/2019 13:59

    Pjeshka e thartuar po mund te quhet,mos nenvlersoni pjeshken duke e krahasuar me kete sharabajke.

    Përgjigju
  • Pjeshka: 04/09/2019 12:57

    Me emrin pjeshkez te paska vlersu shume se ti meriton te quhesh hithra,edhe Saliu e pelqen shume pjeshken.

    Përgjigju
  • Mjera shqiperi: 04/09/2019 09:12

    Njera pjeshk tjetri kastravec Mjer ky popull me ca merret

    Përgjigju
  • Tir: 04/09/2019 06:51

    Z.Murrizi e paska perkedhelur AP.

    Përgjigju
  • Ervin: 04/09/2019 01:07

    Sa turp! Nenkryetar parlamenti dikush qe ne fjalor ka vec “pjeshkez”, “pjeshke Larise”, “down”... Reflekton nivelin e ulet te politikes dhe krejt shoqerise kam frike. E nga ky biçim njeriu nuk pret hajer. Mjere ky popull nga kush drejtohet. Te duket se je ne Kandahar

    Përgjigju
  • O tej: 03/09/2019 23:04

    Po kjo pjeshka e ka qef sallatorin?

    Përgjigju
  • Brisi: 03/09/2019 23:02

    Niveli i analfabetizmit te komentuesve provon nivelin e ndjekesve te Murrizit. Ç'vend i mjere...pjeshkeza jane ata si Murrizi te cilet i shiten ofertuesit me te mire.Pjeshkezat nuk kane gjini ashtu si edhe injorantet. Ne nje shtet tjeter me popullsi cilesisht me te mire, ky tipi minimalisht sot bashke me kete deklarate, do te kishte nenshkruar rrenimin e tij politik. Por ky nuk eshte nje vend cilesisht i mire dhe ky nuk eshte nje popull me ndergjegje...eshte thjesht nje vend ne te cilin Murrizet ulen ne Parlament dhe femrat si Ballanca etiketohen si pjeshkeza. Dikur paraardhesit e te parit sherbenin ne oborret e te dytes...Ndoshta kjo e shpjegon mllefin dhe kompleksin e inferioritetit.Ne nje kohe tjeter, ne nje shtet te se drejtes, ne nje shoqeri te civilizuar, Murrizet nuk do te guxonin te fyenin femra te kesaj stature por do ti ktheheshin kokeulur e menge perveshur agrikultures.Por ky eshte thjesht nje vend ne te cilin ligji eshte thjesht nje opinion dhe ku shoqeria eshte kthyer ne epoken e gurit.Ngushellime agrikultures per dy krahet e forte Murrizake qe ka humbur, e mjere ky vend per llumin ne te cilin eshte zhytur.

    Përgjigju
    • Andi: 04/09/2019 06:52

      Shume drejt. Keshtu eshte kur llumi i shoqerise hyn ne parlament dhe tregon me mburrje injorancen e vet.

  • Sami Ameni: 03/09/2019 21:16

    Kjo orbilla kishedi sa here ka fluturiar me Artur Mala_viten ne Milano.fytyra me horror nuk me kane zene syte.njeri me i lig se tjetri

    Përgjigju
  • Faik: 03/09/2019 21:15

    Avokatja e Leshit dhe e Preshit !!! Kété radhé Muslym Murrizi ka Plotésisht té drejté sepse kjo NEPÉRKA PIKA PIKA , NUK éshté Avokatja e POPULLIT , por éshtè AVOKATJA e KRRIMIT té ORGANIZUAR me SELINÉ QÉNDRORE nè SHQUP !!! HARROJI kjo SORRA , qé ju ZHVATI SHQIPTARÉVE 17 MILJON €URO tè LUL KUSARIT , dhe i ndau me LUL VRASÉSIN !!!! KJO i SHÉRBEU KRRIMIT té ORGANIZULAR dhe MAFJES me KOLLARE !!! KJO NDRIKULL ORDINERE duhet té Shkoj né BURG dhe SPAK duhet ta marri si té PANDEHUR menjéheré sa tè filloj punén , sepse ju ka ZHVATUR SHQIPTARÉVE tè VARFÈR MILJARDA €URO !!! RESPEKTE pèr Myslym Murrizin ! ! ! NEVERI dhe URREJTJE pér kété KÉRRMÈN e PDsé

    Përgjigju
  • Ben: 03/09/2019 20:58

    Nje gabim ke bere Murrizo,vetem pjeshkez nuk eshte kjo. Eshte ne trajte burri me floke te gjata.

    Përgjigju
  • ruci: 03/09/2019 20:54

    futja kot avokatja e popullit shqiptar u ofendua rende,

    Përgjigju
  • Avikatja e Carit: 03/09/2019 20:45

    ja paska kerku murrizi ksaj idiotes ?

    Përgjigju
    • Toni: 03/09/2019 22:47

      Kam pershtypjen se avokati i popullit ka te drejte ne ate qe thot...parlamenti i shqiperise eshte bere si tomi me xherrin...kjo rudina hajdari ...une qesh me lot se ja fillon nga kina..del ne amerike dhe pastaj ngec ne det. Turp per kete vend...cesht nje valteri ...bobo kush ben ligje ..turp...mendoj duhet te kthehet parlamenti i dijes vertetes dhe intelektualeve...

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë