TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi ka dalë sot në  një deklaratë për mediat ku ka reaguar lidhur me gjuhën e përdorur në rrjetet sociale.  Murrizi e cilësoi një qytetar si 'Down' gjatë debatit në një koment në faqen e tij zyrtare.

Gjatë deklaratës Murrizi kërkoi falje për gjuhën e përdorur.

“Unë ndjej keqardhje dhe përgjegjësi për lëndimin që i kam shkaktuar, ndaj jam sot para medieve për të kërkuar falje për të gjithë të indinjuarit nga komunikimi im në Facebook. Dhe për t’i garantuar ata se si deputet do të kenë mbështetjen time të përhershme”, tha deputeti.

Fondacioni ”Down Syndrome Albania“ protestoi pasditen e djeshme para kuvendit pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Me pankarta në duar me mbishkrimet 'Kërko falje dhe jep dorëheqjen, luftoni injorancën tuaj, edhe unë kam ndjenja dhe dashuroj!! Edhe ti, apo jo?

Sindroma Doën nuk është sëmundje" protestës iu bashkua edhe këngëtari i njohur Landi Hysi i grupit “West Side Family”, por edhe personazhe të tjerë