TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Muslim Murrizi është kundër propozimeve të OSBE/ODIHR sa i përket Reformës Zgjedhore, pasi sipas tij nuk çon në zgjidhjen e një nga problemeve kryesore me të cilët përballet Shqipëria, shitblerjen e votës.

Në studion e Repolitix, Murrizi ka këmbëngulur në ndryshimin e sistemit, me argumentin se sistemi me lista të mbyllura nuk mban përgjegjësi askush. Madje Murrizi nuk ka nguruar që të bëjë ironi me ambasadorin e OSBE-së duke thënë se punëdhënësi i tij është Rama dhe se nuk mund të zgjidhet problemi i shitblerjes së votës "me mendtë e Bochard".

Për deputetin e opozitës së re, ky sistem ka sjellë edhe praninë e deputetëve që ai i ka cilësuar si "deputetë WhatsApp".

"Punëdhënësi i Bochard është Rama. Ca thotë Bochard i ka thënë Gjiknuri. Si mundet të na ndërgjegjësoj Bochard me gishtin e mesit, i kam thënë na jep ligjin gjerman ta votojmë. Ky është gallatë, duan të bëjnë eksperiment. Këtu nuk bëhet zgjedhje, thjesht votohet. Nëse nuk ka garë, konkurrencë nuk ka llogaridhënie. 4 vjet shkon me një qark, shkon mashtron dhe ikën në një qark tjetër. Janë mashtrues me trasta në dorë për hir të sistemit. Ky sistem zgjedhor ka vrarë demokracinë. Nuk ka një sekretar të parë, por janë dy e gjysmë, Enver Rama dhe Enver Bashën. Ka deputet WhatsApp, manekinë", tha Murrizi.

Murrizi është shprehur skeptik që drafti për Reformën Zgjedhore do të miratohet në kuvend në datën 15 mars, siç është parashikuar.

"Rama tha angazhimet e Bundestangut në dhjetor, i bëri opingat e Sheros. Do të unifikohen ata 39 deputet të listës së tyre dhe të Bashës që nuk pyesin për këta, se këta që janë ulur në bunker të Pallatit të Kongreseve nuk kanë vota. Shih se ça shkruajnë. Këta që janë ulur atje i japin urdhër shumicës që të angazhohen që të mos bëhen ndryshime nga këto që do bëjmë ne. Kjo është marrëveshja. Rama ka dashur t'i bëjnë në marsin që shkoi zgjedhjet, nuk i lanë. Ky vit do jetë një vit që do hyjnë ca nga këto gjelat e detit në burg", tha Murrizi. 

Në studio nuk kanë munguar debatet me Murrizit dhe ish-deputetit të LSI-së, Edmond Haxhinasto, pikërisht për sistemin, për të cilin deputeti i opozitës së re insiston se nuk votohet individi, por partia, e që sipas tij duhet të ndryshohet patjetër.

"Pse mi ndanë që nuk janë bashkë, kanë një hall të përbashkët se nuk kanë këllqe që të shkojnë të votohen nga qytetarët. Sa deputetë kanë votat Haxhinaston, brrylin. Ka votuar administrata që kishit 40%. Ti nuk ke vajtur te qytetarët si ka votuar administrata që inshAllah të rri LSI në pushtet. Ju jeni deputet që keni 9 nr telefoni, të shoferit, të shitësit të qumështit.", tha Murrizi, teksa Haxhinastoi iu kundërpërgjigj duke thënë se LSI është e gatshme për çdo lloj sistemi.

"LSI është gati çfarë do lloj sistemi. Sa të gatshme janë partitë për t'i zbatuar këto gjëra. Nëse nuk i them boll vjedhjes së votës, ne do të jemi ë fundit që do të hymë në Eurpoë dhe do t'i japim një zhgënjim qytetarëve", tha Haxhinasto në sudion e Report Tv.