Murrizi në Report Tv: 3 qarqet ku do kandidoj, në dyshime ende për të 4-in! Gjykata Kushtetuese është 'shtatanike', u ngrit nxitimthi (VIDEO)

Kreu i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi tha se ka ambicie për zgjedhjet dhe se do të ketë kandidatët e tij në të 12 qarqet. Në një intervistë  për Report Tv, Murrizi tha se vetë do të kandidojë në Tiranë, Fier, Elbasan, ndërsa është ende në pikëpyetje mes Korçës dhe Durrësit.

"50 ditë para zgjedhjeve ku të regjistrohet partia në KQZ sipas ligjit do të bëhet publike edhe lista e deputeteve që do të garojnë në 12 qarqe. Partia LDSH do kandidoj në të 12 qarqet dhe kam ambicie për çdo qark, unë do të luaj fort me njerëz që nuk janë etiketuar si xhepista, tenderista etj.  Emri i Myslim Murrizit do të jetë në Fier, Tiranë, Elbasan dhe janë Korçë ose Durrës", tha Murrizi.

Për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese me emërimin e anëtarit të 6-të të saj Përparim Kalo nga vakanca e Presidentit,  Myslim Murri e sheh pa ndonjë rezultat të madh dhe shtatanik. Murrizi tha se procedurat ishin të nxituara, edhe për shkak të kërkesës së ndërkombëtarëve, por edhe në shkelje të Kushtetutës, pasi Kuvendit dhe Presidentit iu dërgua vetëm një emër për votim, ndërkohë që neni 125 thotë se nga KED duhet të renditeshin 3 kandidatë.

"Unë nuk jam nga ata që rrahin daullet, nuk është në ditët e veta normale, është shtatanik si çdo gjë që lind pa plotësuar ciklin dhe duke shkelur çdo procedurë. Kuvendit i erdhi një kandidat, kur neni 125 i Kushtetutës thotë hapur se duhet të jetë 3 të renditur nga KED.  Çdo gjë që bëhet me nxitim për teka apo egot të kujtdo qoftë të brendshëm dhe të jashtme janë pa rezultat të madh. Edhe ndërkombëtarët nuk duhet të luajnë me plane kooperativiste 6 mujore apo 5-vjeçare si qoftë largu i komunizmit.  Gjykata Kushtetuese nuk do të bëhet kurrë me 9 anëtarë edhe për 5 vite të tjera, se 3 anëtarët do i zgjedh Gjykata e Lartë që nuk ka filluar ende të krijohet. Parlamenti nuk mund të shkelë Kushtetutën me urdhër të kurrkujt", tha Murrizi.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barazia: 23/12/2020 23:53

    Pse 1 person ka të drejte për 4 zona dikush tjeter jo ? Kjo tregon që në të 4 zonat besoj do humbasin sepse nuk ka kuptim një individ në 4 zona ! Po votat mblidhen nga 4 zonat ka kush dijen i apo Secila zone duhet kriterin e saj

    Përgjigju
  • polici: 23/12/2020 19:06

    O Lym lene ate pune se je bo karagjoz komplet, ec bou polic trafiku te qisesh ndonje lek.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja