Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se prej datës 25 nëntor 2024 nuk është shënuar asnjë rast i ri i Murtajës Afrikane të Derrave në Njësinë Administrative Shëngjin, Lezhë. Pas një periudhe karantine 21-ditore dhe masave të rrepta kontrolli, zona e Malit të Rrencit është shpallur e sigurt dhe del nga gjendja e izolimit.
Ministria e Bujqësisë njofton se gjatë karantinës, 5 grupe pune kontrolluan çdo ditë situatën në terren dhe 107 mjete transporti për lëvizjen e kafshëve. Po ashtu, u inspektuan 976 ferma me 1425 krerë derra.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Bujqësisë
Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural në kuadër të programit të transparencës dhe komunikimit me publikun njofton se prej datës 25.11.2024, nuk ka patur asnjë rast të ri të shfaqjes dhe dyshimit për sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave. Menjëherë pas marrjen e njoftimit që në Njësinë Administrative Shëngjin Lezhë, në fshatin Mal i Rrencit, në lartësinë e Kodrës së Zezë, në koordinatat gjatësi 41.82835 dhe gjërësi 19.57711, ku disa gjuetarë konstatuan derra të egër të ngordhur, nga DRVMB Shkodër, Qarku Lezhë u ngrit grupi i punës i cili ka vijuar me verifikimin e informacionit.
Shërbimi Veterinar ka reaguar në mënyrë të shpejtë duke nisur komunikimin me Shoqatën e Gjuetarëve dhe me arritjen në vëndngjarje, grupi i kontrollit ka kryer kampionimin e mostrave sipas procedurave teknike dhe mostrat u dërguan në ISUV. Gjithashtu, u krye procesi i groposjes së kadavrave dhe mbetjeve të tyre dhe dezinfektimi i mjedisit përrreth.
Për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje dhe kufizimin e saj Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimevë ka marrë masat për përcaktimin e zonave të mbrojtes dhe mbikqyrjes, të cilat bëjnë pjesë në rrezet 3 km dhe 10 km.
Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve gjatë 21 ditëve të karantinës së këtyre zonave organizoi takime periodike me përfaqësues së Pushtetit Vendor, Shoqatën e Gjuetarëve, Agjensinë ë Zonave të Mbrojtura dhe Agjensinë e Mjedisit, për informim dhe koordinim rreth situatës.
Në këtë periudhë 5 grupe pune monitoruan cdo ditë situatën në terren duke kontrolluar 107 mjete të transportit të kafshëve për lëvizjen e kafshëve të gjalla në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Janë monitoruar 976 ferma me 1425 krerë, nga të cilët u matrikulluan 493 krerë derra. Gjatë procesit të inventarizimit të fermave janë identifikuar 33 ferma të reja: me 121 krerë derra dhe 24 dosa.
Në zonën e mbrojtur (vatra, zona tampon), ka përfunduar inventatizimin e zonës që në datën 30.11.2024, por çdo ditë në vijim është bërë rikontroll i zonës, dhe shtrirje e tij për verifikimin e ngordhjeve të reja apo për derra me shenja klinike.Situata paraqitet e qëndrueshme dhe nga sot zona del nga gjendja e karantinës.
Pavarësisht, zgjidhjes së shpejtë dhe parandalimit efikas të rastit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural udhëzon fermerët në të gjithë vendin të marrin masa për zbatimin e biosigurisë në fermat dhe mjediset ku ata mbarështojnë derra, si dhe të kryejnë blerjen apo lëvizjen e derrave, vetëm pasi të jenë autorizuar nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit me Certifikatën Veterinare të Lëvizjes së Kafshëve.
Ftojmë qytetarët për cdo rast dyshimi të raportojnë menjëherë pranë strukturave përkatëse. Bëjmë me dije se numri i gjelbër 08003366 dhe adresa e e-mail: [email protected] do të vijojnë t’u shërbejnë fermerëve dhe qytetarëve.