Murtaja afrikane, Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa vende të prekura

Murtaja afrikane, Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa vende të prekura

Shqipëria ka ndalur importet e derrave nga Sllovakia, Italia, Hungaria, Letonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Danimarka, Holanda, Belgjika, Estonia, Moldavia, Poloni dhe Ukrainë.

Ky vendim është marrë pasi në këto vende janë zbuluar raste të infektimeve të kafshëve me sëmundjen e “Murtajës Afrikane”. Ende nuk dihet se sa gjatë do të zgjasë ky vendim pasi Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk e ka përcaktuar.

Murtaja afrikane e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.

Po ashtu për shkak të sëmundjes së influencës aviare, nga, Kroaci, Danimarkë, Holandë, Belgjikë Itali, Bullgari, Hungari, Gjermani është vendosur edhe bllokimi i importeve të shpendëve të gjallë dhe mishit të tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja