Pas shfaqjes së murtajës afrikane të derrave në Ukrainë dhe Maqedoninë e Veriut, ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka urdhëruar ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, mishit të derrit, nënprodukteve të tij apo të shpendëve dhe nënprodukte të tyre nga 6 vende të ndryshme.
Sipas urdhrave të publikuar në Fletoren Zyrtare pas shfaqjes së murtajës afrikane të derrave në Ukrainë dhe Maqedoninë e Veriut ndalohet importi dhe tranzitimi për në territorin e Shqipërisë i të gjitha kafshëve të gjalla të llojit derra të butë dhe të egër, produkteve të tyre, materialit biologjik dhe embrioneve të derrave, si dhe e mishit të freskët dhe nënprodukteve të tij. Vendimi shoqërohet edhe me tabelën sipas zonave të infektuara të Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, nga të cilat ndalohet importi.
Gjithashtu, vendimi përfshin kushtet që duhet të plotësojnë këto produktet që nuk iu përkasin këtyre zonave për t’u lejuar të futen në territorin shqiptar e që duhet të jenë të pasqyruara në certifikatën veterinare.
Paralelisht, janë marrë masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve, të shfaqur në Bullgari, Norvegji, Itali dhe Moldavi. Në këtë kuadër, sipas urdhrave të nxjerrë nga ministria do të ndalohet importi dhe tranzitimi në Shqipëri i shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24-orësh; shpendëve dekorativë; materialit biologjik të shpendëve apo vezëve të tyre. Gjithashtu, ndalohet importi dhe tranzitimi i mishit të shpendëve të patrajtuar termikisht dhe nënprodukteve të shpendëve të patrajtuar termikisht.
Edhe për këto shtete janë të përcaktuara zonat e infektuara, nga të cilat do të ndalohet futja e produkteve në vendin tonë.
K.M//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar
13 Nëntor, 14:51
-
Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Nuk ka asnjë rast të ri, kontrolle dhe analiza në të gjithë vendin, deri tani negative! Vijon dhe vaksinimi
8 Nëntor, 16:05
-
Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Asnjë person i prekur! Gjatë fundjavës u monitoruan 2304 ferma me rreth 97 mijë shpendë
4 Nëntor, 09:36
-
Zbulohet vatër e gripit të shpendëve në Tiranë! Ministria: Vatra u karantinua! Ndalohet lëvizja e shpendëve nga fermat Vorë dhe Kamëz
2 Nëntor, 09:28
-
Denaj: Fillon disbursimi i Skemës Kombëtare në Bujqësi për 2024
25 Korrik, 19:16
-
Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon
19 Prill, 15:42
-
Konfirmohen 4 raste me murtajën e derrit në Kukës e Has
13 Shkurt, 17:36
-
Murtaja e Derrave, Ministria e Bujqësisë: Asnjë rast i identifikuar në Shqipëri! Po monitorojmë situatën
19 Janar, 13:45
-
Krifca: Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë ka pësuar ndryshim rrënjësor sipas direktivave të BE-së
26 Maj 2023, 18:43
-
OBSH paralajmëron: Kujdes, gripi i shpendëve po shpërndahet te gjitarët! Bota të përgatitet për një pandemi
10 Shkurt 2023, 18:01
-
Rikthehet gripi i shpendëve, Çekia asgjëson 750.000 pula
5 Janar 2023, 07:44
-
Zv.ministri i Bujqësisë: Jemi lider në Ballkan për frutat dhe perimet, eksportojmë më shumë se Serbia! Nuk do taksohen ata që nuk punojnë tokën
14 Nëntor 2022, 19:40