Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR),  sëmundja fatale që prek bagëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të Selenicës.  Me shenjat e para të pikasur në fund të muajit gusht, brenda 2 javëve të para të shtatorit, sëmundja preku 4 ferma të këtyre banorëve.

Mbi 700 krerë bagëti (dhën edhe dhi) janë asgjësuar ndërsa blegtorët, ata të cilët prej një jete operojnë në profesionin e çobanit tregojnë se kjo është hera e parë që përballen me një sëmundje të tillë. 

Qerem Arshiaj, sot 79 vjeç, tregon se si nisi përhapja e sëmundjes dhe përballja me të ndërsa Arjani, kasap i fshatit, thotë se kjo është një situatë e rëndë për çobanët dhe ekonominë e tyre. 

Sa i takon Drejtorisë së Bujqësisë dhe Veterinarisë Vlorë, Drejtori Adila Kojdheli tregon mbi rastin, sipas tij janë marrë masat për asgjësimin e kafshëve ndërsa situata po mbahet në monitorim. 

"Nuk ka garanci për zhdukjen e gjurmës së sëmundjes, e cila rezulton me nivel të lartë infektiv, morëpo të vetmet mënyra kontrolli mbeten monitorimet dhe kontaktet e vazhdueshme" shton Kojdheli. 

Kojdheli shton se për dëmet që sëmundja ka shkaktuar do të ketë kompensim nga ministria e Bujqësisë. 

Blegtoria, është burimi kryesor i jeteses per dhjetera familje në fshatrat pranë lumit të Vlorës. Sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël përbën një kërcënim serioz për fermat e tjera, pasi bagëtitë përdorin të njëjtat kullota e burime ujore.