Musai në Report Tv: Rama do futet në histori, ka bërë revolucion, e votoj 'Zgjedhoren' nëse na premton se kushtet plotësohen në fazën e dytë

TIRANE-Kryetari i grupit të Pavarur në Kuvendin e Shqipërisë Nimet Musai deklaroi në studion e Report Tv përballë gazetarit se është gati të heqë dorë nga tre kërkesat për reformën zgjedhore dhe të votojë në Kuvend draftin e Këshillit Politik nëse do të marrë fjalën e kryeministrit Edi Rama sonte në orën 19:00 se listat e hapura, depolitizimi dhe vota e emigrantëve do të realizohen në fazën e dytë.

Konkretisht, Musai u pyet nëse do të votojë pro reformës zgjedhore në Kuvend nëse Edi Rama do u japë garanci se tre kushtet e tyre do të realizohen më vonë, pra në fazën e dytë dhe përgjigja ishte "Absolutisht dhe Rama do të ngelet një nga politikanët që vazhdon në karrierën e tij të bëjë ndryshime thelbësore në këtë vend dhe do të mbetet një nga kryeministrat që në momente të caktuara i ra barra e madhe për tërmetin, për COVID dhe reformën zgjedhore dhe nëse do të arrijë të bëjë edhe këtë, kryeministri i vendit tonë Edi Rama, do të ngelet në histori si një nga kryeministrat që ka bërë revolucionin më të madh në Shqipëri" tha ai.

Musai vlerësoi faktin që Edi Rama do i presë sonte. "Është kënaqësi që kryeministri Edi Rama pranoi kërkesën tonë dhe në orën 19:00 do të jemi në një tryezë, çfarë ne kërkojmë që të ndodhë. Ambasadorja Kim na priti, është kënaqësi që ajo uli palët pas 2 vitesh të politikës shqiptare. Ishte meritë e Yuri Kim që i uli palët.

Por ai këshill politik nëse do të kishte vepruar në rekomandimet e OSBE-së, duhet të kishte kaluar pikën kyçe, depolitizimin dhe votën e emigrantëve. Te komisioni i reformës zgjedhore jemi 7-7. Në momentin që ndërkombëtarët futën në lojë këshillin politik për të dakordësuar palët. Ne kemi kërkuar një kod që të hapte listat. Ne do të vijojmë negociimet që minimalisht të jenë rekomandimet e OSBE-së. Për listat e hapura komisioni ka mundësi të diskutojë.

Të gjithë bashkë ne kemi ardhur për një kauzë, ne reformat po i bëjmë për të ardhmen e Shqipërisë. Kodi nuk është për ne, por për të gjithë shqiptarët, si në Kosovë, ku vota ishte perfekte. Pastaj qeverisjet, janë tjetër gjë. Ne për të ardhmen e Shqipërisë ne nuk do të bëhemi pengesë për ta votuar. Shpresoj se me faktorin ndërkombëtar, pavarësisht se zoti Balla po luan, mazhoranca po luan. Balla po luan, do të kalojë reformën zgjedhore edhe me këshillin politik jo me ne.

Sot kam pasur një mbledhje me grupin, jemi në momente finale të kauzës dhe nuk pata nga kolegët asnjë indikacion. Por Balla ndoshta kërkon ta kalojë këtë draft, ne i qëndrojmë. Ne do ta dëgjojmë kryeministrin. Vota e diasporës është kërkesë e shumicës, depolitizimi është kërkesë e OSBE-së dhe listat e hapura ka disa forma, gjysëm të hapura, etj. Ne do ta dëgjojmë kryeministrin" tha ai.

Por cfarë i tha Myslim Murrizi ambasadores së SHBA-së në takim? "Karakteri i zotit Murrizi nuk ndryshon si me Ramën, si me ambasadorin është i njëjtë. Zoti Murrizi kërkoi dhe ambasadorit Soreca se është nëse një nga draftet e vendeve të BE-së do të thoshte votoni këtë do të ishim të dakordësuar për ta votuar" tha Musai. 

I pyetur si i ka marrëdhëniet me LSI-në, forcë nga ku doli deputet dhe nëse ka shans që të garojë për këtë parti në 2021, ai tha "Kontaktet nuk i kemi pasur për tu ulur në tavolinë, por me miqtë vijon e njëjta marrëdhënie reciproke. Në 2021 me listat e hapura do të isha deputet. Deri në fund të korrikut do të ketë edhe lëvizje të tjera. Nuk ka asnjë shans të rikthehem te LSI, asnjë shans dhe mundësi" përfundoi ai.

Rrjedhja e parë nga opozita parlamentare ishte deputetja Suzana Topi, që deklaroi hapur se do të votonte pro draftit të reformës zgjedhore në Kuvend, ndërsa një gjë të tillë e paralajmëroi edhe Lefter Maliqi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari: 11/06/2020 01:03

    Rama NUK I DO LISTAT E HAPURA,, SEPSE NUK E VOTON NJERI SE POPULLI I DI VJEDHJET E TIJ TE BASHES DHE METES,,,AS VOTEN E EMIGRANTEVE NUK E DUAN,,PRANDAJ MOS VOTO KETE PALO-REFORME O MUSA,,MOS E HA SAPUNIN PER DJATHE.....

    Përgjigju
    • Uku Momlit: 11/06/2020 08:17

      Jari,listat e hapura nuk i duan as keta qe bejne llam-llam gjithe diten,se as keta nuk dalin deputete me lista te hapura.

  • UKU MOMLIT: 10/06/2020 19:54

    Reforma ne Drejtesi dhe ajo zgjedhore jane kushte te panegociushme per SHBA @ BE. Ato do behen me hir ose me pahir dhe kjo eshte fort e qarte. Ne histori ke hyre edhe ti o deputet musaj,murriz e paçariz soj sorollopi qe bashke me kreret politikane ne pushtet e opozite jini bere turpi botes veçanerisht kur doni te paraqiteni si te interesuar per keto dy reforma jetike. Po perjashtim jini te deshtuar dhe numurimi mbrapsh ka filluar. Mos beni gërr,gërr! Ngrini doren dhe qituni firaune te papare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja