Deputetja Suzana Topi, që u fut në parlament nga listat e LSI-së deklaron hapur se do të votojë pro marrëveshjes së re për Reformën Zgjedhore. Kjo është rrjedhja e parë nga opozita parlamentare. Tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës kanë deklaruar se nuk do të votojnë pa plotësuar tre kushtet dhe për këtë gjë do të takohen me kryeministrin Edi Rama pasdite, teksa paradite i priti Gramoz Ruçi.
"Dua të përshëndes marveshjen e këshillit politik për Reformen Zgjedhore e firmosur nga të gjithë aktorët politikë ,e cila mori bekimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE. Sigurisht që kjo reforme ka nevojë të përmirësohet më tej për të bërë votime me lista të hapura, për pjesmarjen e emigrantëve në votime, për implementimin e sistemit elektronik në votime. Vota ime si deputete e pavaruar nga asnjë grup parlamentar “do të jetë PRO kësaj marveshjeje“ sepse une dua integrimin e Shqipërisë në Europë , sepse unë dua që opozita jashtë parlamentit të këthehet në institucione, pasi Rilindja ka kapur të gjitha pushtetet si atë ekzekutiv,legjislativ, drejtesinë, pushtetin vendor.
Parlamenti që duhet të jetë tempulli i demokracisë është i kapur ,aty janë votuar ligje antikushtetuese per PPP, Konçesione, Ligji i Antishpifjes për mediat , është ngritur komision hetimor për Presidentin e Republikës , janë votuar ligje që cënojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kjo marveshje i shërben demokracisë për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Me këtë marveshje fiton opozita e bashkuar fitojne Shqiptarēt" shkruan ajo. Shumica socialiste ka deri tani 77 vota, me Suzana Topin bëhen 78, ndërsa duhen edhe 6 për të kaluar marrëveshjen, që do 84 vota. Por kryeministri Edi Rama tha sot se do të tentojë konsensusin per ta kaluar ne menyre te ndershme.
Postimi i plote i Suzana Topit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.8%
-
Jo
63.7%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 573
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50