Musaka me kimë, bizele dhe pure patate nga zonja Albana

Musaka me kimë, bizele dhe pure patate

Përbërësit:

  • 500 gr mish i grirë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 30 gr gjalpë
  • 1 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhre
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 lç piper i zi
  • 1 lç piper i kuq
  • 1 lç kripë
  • 1 karotë e madhe
  • 100-120 gr bizele
  • 250 ml ujë / lëng perimesh

Për purenë e patates:

  • 600 gr patate
  • 30 gr gjalpë
  • 150 ml qumësht
  • Kripë, piper i zi, arrë moskat
  • 50 gr djathë i grirë

Përgatitja:

Patatet i ziejmë pasi i kemi hequr lëkurën. Shtojmë përbërësit e puresë duke e rregulluar me erëza dhe djathin e grirë. Kaurdisim mishin e grirë me gjalpë në një tigan dhe kur kokrrizohet mishi shtojmë qepën dhe thelpinjtë e hudhrës. Grijmë karotën në rende, e shtojmë së bashku me salcën dhe erëzat. Kur kima është gati shtojmë bizelet dhe pak lëng perimesh me bime aromatike të prera imët. Lyejmë tavën me gjalpë, vendosim një shtresë pureje, kimën dhe sërish shtresën e puresë së mbetur. E pjekim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta në furrë të parangrohur.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan