Musaka me patate dhe patëllxhanë nga zonja Albana

Musaka me patate dhe patëllxhanë nga zonja Albana

Përbërësit:

3 patate

2 kunguj

2 patëllxhanë

1 qepë

4-5 lgj vaj ulliri

Për mbushjen:

300 gr mish i grirë

1 qepë

2 lgj vaj ulliri

½ lç kanellë

½ lç arrë moskat

½ lç sheqer

2 thelpinj hudhër

½ filxhan kafeje verë të kuqe

Salcë domate

Kripë, piper

 

Për beshamelin:

100 gr gjalpë

100 gr miell

750 ml qumësht

100 gr djathë kaçkavall

3 të verdha vezësh

Arrë moskat

Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim tiganin në zjarr me pak vaj ulliri. Sapo vaji të ngrohet vendosim patatet të prera në formë rrumbullake dhe i lemë të marrin pak ngjyrë. Më pas patatet i vendosim në një tavë duke i spërkatur me kripë dhe rozmarinë.

Presim qepën në feta të holla dhe e kaurdisim në vajin e patateve. I vendosim qepët e kaurdisura mbi shtresën e patateve në tavë. I spërkasim dhe qepët me kripë, piper dhe rozmarinë. Të njejtën gjë veprojmë me patëllxhanët dhe me kungujt.

Përgatisim kimën duke kaurdisur fillimisht një qepë të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë hudhrën të prerë në feta të holla dhe mishin e grirë. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta, e shuajmë me pak verë të kuqe dhe më pas shtojmë salcën e domates. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë, piper, kanellë dhe arrë moskat. E trazojmë mirë salcën me lugë druri dhe e lemë të marrë valë për disa minuta.

Ndërkohë përgatisim salcën beshamel. kaurdisim miellin me gjalpë derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë më pas qumështin gradualisht dhe e trazojmë derisa kremi të lidhet. Në fund shtojmë kripë, piper, arrë moskat, djathë të grirë kaçkavall dhe të kuqet e vezëve.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump