Bregdeti i Darëzezës në Fieri po popullohet çdo ditë e më pak dhe pse sezoni turistik ka kohë që ka filluar. Mushkonjat janë shkaku i boshatisjes së plazhit.

I preferuar  për vlerën kurativë të bregdetit rënor, pushuesit e kanë të pamundur të qëndrojnë me kohë të gjatë.

“Plazhi i Darëzezës është shumë i mirë. Shumë pastërti , por mushkonja ka shumë. Duhet një spërkatje”, shprehet një pushues.

“Plazhi dhe uji është shumë i mirë, por problem është për mushkonjat. Institucionet përkatëse duhet të marrin masa të eleminojnë këto gjëra”, thotë një banor.

“Mushkonja ka, po ç’a të bëjmë. Dhomën e dezifenktojmë para që të flemë rehat. Është i rëndësishëm dezinfektimi”, shprehet një pushuese e ardhur nga Tirana.

E njëta situatë  paraqitet edhe në zonat e banuara në Darëzezë, Povelcë dhe Seman. Banorët thonë se mushkonjat janë shtuar në masë për shkak se zona bregdetare ka vite që nuk është dezinsektuar.

“Brenda rrimë në shtëpi, deri sa të ikin sa të fryjë një erë. Po nuk frye erë nuk rrihet. Edhe në det ka nga këto, e gjithë kjo pjesë deri lart në Shën Pjetër

"Mushkonjat po e bëjnë të pamundur që të lëvizin njerëzit. Tani se si do bëhet , vetëm në qoftë se vë dorë shteti për të bërë diçka” , shprehen banorët.

Plazhet e Semanit dhe Darëzezës janë plazhe që frekuentohen më shumë nga banorët vendas. Vitet e fundit ky bregdet po preferohej edhe nga pushues të rretheve të tjera të vendit por edhe nga të huajt.