Musine Kokalari më afër mirditorëve
Një rrugë në qytet me emrin e saj

Musine Kokalari më afër mirditorëve<br />Një rrugë në qytet me emrin e saj
MIRDITE-Një nga rrugët kryesore në qytetit e Rrëshenit do të mbajë emrin shkrimtares dhe politikanes, Musine Kokalari, gruas nga Gjirokastra e cila u internua dhe e kaloi një pjese të konsiderueshme të jetës së saj në Mirditë.
 
Iniciativa për të vlerësuar këtë martire u ndërmor nga Bashkia Mirditë.
 
Aktiviteti me këtë rast u organizua në 100-vjetorin e lindjes së Kokalarit ku të pranishëm ishin autoritete lokale, familjarë dhe dhjetëra qytetarë të Mirditës.
 
Kryetari i Bashkisë Ndrec Dedaj u shpreh se vendosja e emrit të Musine Kokalarit në një prej rrugëve të qytetit e sjell sërish këtë figure pranë Mirditorëve.

“Ky është një emër që na bën ndër ndaj dhe Këshilli i Bashkisë pas një vendimi konsensual ka zgjedhur të lartësoje emrin dhe veprën e saj në një nga rrugët që përfaqëson më së miri kontributin e emblemës së disidentes shqiptare Musine Kokalari.  Ne mirditorët duhet të ndihemi krenarë që kemi vlerësuar shkrimtaren e parë grua shqiptare dhe disidenten e parë grua në të gjithë periudhën komuniste”, Ndrec Dedaj.
 
Nga ana tjetër të afërmit e Musine Kokalarit kanë falenderuar Bashkinë dhe gjithë popullin e Mirditës për vlerësimin që i bënë familjares së tyre.
 
“Ju falenderojmë nga zemra për mirënjohjen që qyteti i Rrëshenit shpreh ndaj figurës së Musine Kokalarit. Ajo kaloi këtu 23 vjet të jetës së saj dhe siç thotë edhe vetë ka kontribuar në jetën e këtij qyteti”, shprehet familjarja e Kokalarit.

Jeta e Musine Kokalarit ka qenë një kalvar vuajtjesh dhe mundimesh, pasi një periudhë të gjatë ajo e kaloi në burg, kjo vetëm se nuk ju binte regjimit komunist.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......