Berlini reagon pas ofendimeve të Elon Musk për Scholz: Në X ka liri për budallenjtë
Olaf Scholz dhe Elon Musk
Në Gjermani, koalicioni qeverisës i Kancelarit Olaf Scholz u shpërbë dje pas shkarkimit të ministrit të financave dhe dorëheqjeve të tre ministrave të tjerë të mërkurën mbrëma nga radhët e partisë “Demokratët e Lirë”, një parti me orientim biznesi.
Pas këtij lajmi manjati Elon Musk me anë të një postimi në platformën X e quajti Olaf Scholz budalla. Pas kësaj deklarate Gjermania nuk e ka lënë pa përgjigje Musk.
"Në X ka liri për budallenjtë", tha për gazetarët zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, njoftoi më 6 nëntor 2024 se ka shkarkuar ministrin e Financave, Christian Lindner, gjë që mund ta minojë koalicionin qeverisës trepartiak, i cili varet nga partia pro-biznesit e Lindnerit.
Scholzi e bëri të ditur vendimin përmes një konference për media, pas disa javëve mospajtimesh në mesin e partnerëve të koalicionit për gjetjen e një mënyrë për ta forcuar ekonominë e dobësuar të vendit. Ai gjithashtu njoftoi se do të kërkojë votëbesim në janar.
“Ndihem i detyruar ta ndërmarr këtë hap për ta parandaluar dëmtimin e vendit tonë. Ne kemi nevojë për një qeveri efektive, e cila e ka fuqinë për të marrë vendime të nevojshme për vendin tonë”, tha Scholz.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Dhjetor, 14:13
Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?
-
Po
43.1%
-
Jo
47.2%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 2197
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Scholz kërkon votëbesim, Gjermania drejt zgjedhjeve të parakohshme
11 Dhjetor, 18:28
-
Një epokë e re e bashkëpunimit hungarezo-amerikan, grupi 4iG pjesë e bisedimeve me Trump dhe Musk
10 Dhjetor, 17:49
-
Scholz dhe Vuçiç takohen në Gjermani, bisedime për litiumin
10 Dhjetor, 15:04
-
Rihapja e Notre Dame në Paris/ U takua me Elon Musk dhe Trump, Osmani: Kemi besim në mbështetjen e fortë të SHBA-së! Biseduam dhe për luftën ndaj dezinformimit
8 Dhjetor, 21:44
-
Ndalen dy motorë të Evropës: Franca i bashkohet Gjermanisë në kaosin politik
5 Dhjetor, 17:03
-
NASA bëhet me shef të ri
5 Dhjetor, 13:48
-
Kërkoi të paguhej 56 miliard dollarë, Musk nuk arrin të marrë atë që dëshiron! Refuzohet për herë të dytë kërkesa
3 Dhjetor, 15:29
-
A do të arrestohej Netanyahu në Gjermani?
3 Dhjetor, 12:19
-
SHBA-ja njofton ndihmë të re ushtarake për Kievin prej 725 milionë dollarë
3 Dhjetor, 08:35
-
Eurodeputeti austriak kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin në Zubin Potok në Kosovë
2 Dhjetor, 22:15
-
Lufta në Ukrainë/ Scholz viziton Kievin, njofton ndihmën e re ushtarake prej 650 milionë euro
2 Dhjetor, 08:24
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22