Musk ofron 43 miliardë dollarë për blerjen e Twitter-it

Musk ofron 43 miliardë dollarë për blerjen e Twitter-it

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, po ofron që ta blejë Twitter-in, duke thënë se kjo platformë e mediave sociale, të cilin ai e kishte kritikuar se nuk përmbush parimet e lirisë së shprehjes, duhet të transformohet në kompani private.

Në dosjen e një rregullatori të Twitter Inc. u tha të enjten se Musk, i cili është hisedari më i madh i kësaj kompanie, ka propozuar që të blejë aksionet e tjera të Twitter-it që aktualisht nuk i ka në pronësi, duke ofruar 54.20 dollarë për aksion, që në total do i binte 43 miliardë dollarë.

Musk tha se kjo ishte oferta më e mirë që mund të ofronte, edhe pse nuk ka dhënë detaje për financimin. Oferta nuk është e detyrueshme dhe i nënshtrohet kushteve të financimit dhe kushteve të tjera.

“Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platformë për fjalën e lirë në mbarë globin dhe besoj se liria e fjalës është një imperativ shoqëror për një shoqëri funksionale”, citohet të ketë thënë Musk në një dokument drejtuar Twitter-it.

“Megjithatë, qëkur kam investuar, tani e kuptoj se kompania as nuk mund të përparojë e as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror, në formën siç është sot. Twitter duhet të transferohet në një kompani private”, shtoi ai.

Aksionet e Twitter u rritën në 47.83 dollarë, apo 4.5 për qind më shumë, por megjithatë vlera e tyre është më e ulët sesa ka ofruar Musk, që është një sinjal nga disa investitorë se marrëveshja me kreun e Teslas do të realizohet.

Twitter tha se ka pranuar ofertën e Muskut dhe do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo në bazë të interesave më të mira të hisedarëve të tij.

Një javë më parë, Musk ka blerë 9 për qind të aksioneve të Twitter-it, që e bëjnë atë hisedarin më të madh në këtë platformë sociale.

Miliarderi ka qenë mjaft kritik ndaj Twitter-it javët e fundit, veçmas për parimet e lirisë së fjalës./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat