PRESHEVË - Ish-lideri politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, i cili ishte pjesë e delegacionit të Luginës së Preshevës në Beograd, në takimin e së enjtes me kryeministrin serb,
Ivica Daçiç ka thënë se ky i fundit nuk është i interesuar të zgjidhë problemet e shqiptarëve të Luginës. Musliu ka treguar se Daçiç gjatë takimit e ka kërcënuar atë, pasi ky ka kërkuar me ngulm zgjidhjen e statusit të shqiptarëve të Luginës.
“Daçiç e humbi kontrollin dhe kaloi në fazën e Millosheviçit. Ai më tha se e ka forcën. Unë ia bëra me dije se, edhe pse jam në qeverinë e Serbisë dhe në Beograd. Mund të më arrestosh, por assesi të më frikësosh”, ka deklaruar Musliu në një intervistë për “Epokën e re”.
Ai ka bërë me dije se në takimet e ardhshme do të kërkojnë të jetë i pranishëm edhe faktori ndërkombëtar. “Takimet e ardhshme patjetër duhet të jenë të organizuara dhe të monitoruara nga faktori ndërkombëtar”, ka thënë Musliu.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com