PRESHEVË, 17 Shkurt/ATSH-Kryetari i Këshillit Shqiptar dhe kreu i komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, deklaroi sot se Kosova duhet të rrisë edhe më shumë kontributin e saj në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Në një prononcim për agjencinë "Presheva Jonë", ku ka uruar me rastin e 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, zoti Musliu ka deklaruar se "Kosova nuk e ka mbështetur siç duhet Luginën e Preshevës. Për këto shtatë vjet të pavaresisë së Kosovës, qeveritarët nga Beogradi presidenti, kryminisitri e ministra serbë vizituan Kosovën së paku 70 herë. Të gjithë thanë në Graçanicë se Kosova është zemra, djepi i Serbisë, kurse askush nga kryeministrat e as presidentja e Kosovës  nuk vizituan kurrë Preshevën". /y.pa/