PRISHTINË-Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thekson se "nuk shikon asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje të reja, aq më pak për qeverisje teknike".
Mustafa, shprehet se "gjatë takimeve që ka pasur me Presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga, ka kërkuar nga ajo që t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shpjegim se si të implementohet vendimi lidhur me seancën konstituive, kur njëra palë ka votat e tjetra të drejtën e propozimit".
"Ky do të ishte një veprim pozitiv, i cili mund të hapë rrugë për dalje nga kjo situatë, ka vlerësuar Mustafa në një intervistë sot për gazetën kosovare "Epoka e re". Nëse këtë nuk e bënë Presidentja, atëherë duhet ta bëjmë ne", theksoi Mustafa duke shtuar se vendi nuk është në bllokadë, pasi ka shumicën parlamentare për t'i formuar institucionet e reja.
Lideri i LDK, Mustafa në postimin e fundit në Facebook thekson se "Lidhja Demokratike e Kosovës, si subjekt me 30 deputetë nga 63, sa ka Koalicioni pas zgjedhor, LDK, AAK, Nisma dhe marrëveshja e parimeve me Lëvizjen Vetëvendosje si një organizim demokratik për ndryshime, qëndron fuqishëm pranw zotimeve për të drejtën e shumicës parlamentare për konstituimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi".
Ai ka thënë se janë dy rrugë për zgjidhje: të tërhiqet PDK-ja nga një e drejtë që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese për të cilën nuk po e merr votën në Kuvend, si kulturë demokratike, ose që Gjykata Kushtetuese të sqarojë se si mund të zbatohet vendimi i saj, në kushtet kur PDK nuk ka përkrahjen e shumicës në Kuvend.
Nga drejtuesja, deputetja më e vjetër Flora Brovina, ende nuk ka datë zyrtare të caktuar për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të zgjedhjeve të 8 qershorit, me axhendë për të tretën herë zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve, të thirrur për 2 tetor, por të shtyrë, më parë edhe të ndërprerë dy herë në 17 korrik e 18 shtator.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, pritet të nisw këtë javë raundin e shtatë të takimeve të veçanta, për zgjidhje që çojnë drejt ndërtimit të institucioneve, duke kërkuar rrugë që shmangin përsëritjen e zgjedhjeve.
Presidentja Jahjaga, sipas zëdhënësit Arbër Vllahiu, "pret në ditët në vijim, që liderët e partive politike parlamentare të reflektojnë mbi gjendjen e krijuar dhe të vijnë me propozime shumë konkrete për daljen nga situata e krijuar".
Zgjedhja, në 17 korrik pas ndërprerjes së seancës konstituive nga kryesuesja, me 65 vota pro dhe 18 abstenime, e kandidatit të koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, Isa Mustafës, për Kryetar të Kuvendit, është anuluar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Në 18 shtator, seanca konstituive sërish u ndërpre, pasi kandidati i koalicionit parazgjedhor të PDK-së, Arsim Bajrami mori 44 vota pro, të pamjafueshme për t'u zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës, pasi duhen së paku 61 vota të Kuvendit me 120 anëtarë./ATSH/
/Shqiptarja.com