PRISHTINË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thekson se "po bëjmë përpjekje që me përgjegjësinë më të madhe të ndërtojmë institucionet demokratike dhe të qëndrueshme të vendit".
Në një postim në rrjetin socialt Facebook, Mustafa shprehet se "nuk jemi në kohë fushate. Jemi bashkuar me qëllim që të hapim perspektivë për zhvillimin e vendit dhe për funksionimin e shtetit ligjor".
"Nga partnerët tanë presim bashkëpunim konstruktiv dhe pozitiv në rrugën në të cilën jemi nisur. Çdo projekt mund të realizohet vetëm nga ata që i besojnë dhe besojnë te njëri-tjetri", përfundon Mustafa, cituar nga KosovaPress./ATSH/
/Shqiptarja.com