Mustafa: Detyrim të votojmë Thaçin
për President, s'ka dy kryeministra!

Mustafa: Detyrim të votojmë Thaçin<br />për President, s'ka dy kryeministra!
PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një intervistë për mediat kosovare, ka theksuar se në bazë të marrëveshjes së koalicionit qeverisë, LDK-ja e ka për detyrim që të votojë për President në vitin 2016 kreun e PDK-së Hashim Thaçi.

Sipas Mustafës është një detyrim dhe përgjegjësi që ia kushtëzon marrëveshja e arritur mes palëve, që partia që ai drejton të votojë Thaçin për President, ashtu siç partia e këtij të fundit, votoi për kryeministër Mustafën.

“PDK’ja më ka votuar mua. Prandaj duhet të jetë një përgjegjësi dhe madje përgjegjësi e kemi që të sillemi njëjtë sa u përket detyrimeve që kemi marrë kur të propozohet Thaçi për president”. theksoi në fjalën e tij Mustafa
 
I pyetur nëse 8 deputetët e LDK-së që kanë ngritur shqetësimin për këtë fakt dhe nëse ata do të krijojnë probleme për kuorumin në procesin e zgjedhjes së presidentit pas një viti, Mustafa shpreh bindjen se LDK-ja do të ketë shumicën dërrmuese të votave për të iu përmbajtur marrëveshjes dhe votuar Thaçin.

“Unë besoj se do ta kemi shumicën dërrmuese të votave të LDK’së që do t’i përmbahet marrëveshjes sonë që kemi bërë me PDK’në dhe do ta votojmë, sepse marrëveshja është marrëveshje. Nuk e kisha cilësuar këtë si 8-she, sepse edhe ata brenda kanë pasur arsye heterogjene. Nuk kanë qenë arsyet e njëjta të kundërshtimit”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ndërsa lidhur me skepticizmin se Kosova drejtohet nga dy kryeministra, Mustafa shprehet se nuk iu bën shumë përshtypje debati për “kryeministrin e vërtetë” dhe deklaron se nuk ka dualitet në qeverinë e tij. Sa i përket deklaratave të Fatmir Sejdiut se se LDK-ja dhe PDK-ja, kishin arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur që në muajin shkurt, shefi i qeverisë së Kosovës i cilëson ëndrra.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK