Mustafa e Gruevski takohen në
Tiranë, flasin për Kumanovën

Mustafa e Gruevski takohen në<br />Tiranë, flasin për Kumanovën
TIRANË - Forumi ekonomik i Vjenës i mbajtur në Tiranë ka rezervuar një takim mes kryeministrave Isa Mustafa të Kosovës dhe Nikola Gruevski të Maqedonisë të cilët kanë diskutuar përballë njëri-tjetrit në lidhje me përplasjen e armatosur në Kumanovën e banuar nga shqiptarët.

mustafa gruevski
 
Në një prononcim për A1 Report pas takimit në Pallatin e Kongreseve ku u mbajt Forumi, Mustafa tha se vetëm hetimi ndërkombëtar mund të zbardhë ngjarjen. Nga bisedimet me autoritetet maqedonase Mustafa mohoi të ketë dalë autopsia zyrtare për të vrarët në Kumanovë. Ai tha se fakti që ka dalë në media se 8 pjesëtarët e grupit të armatosur nga Ushtria Çlirimtare e Maqedonisë u vranë pasi u vetëdorëzuan, nuk është zyrtar pas ende nuk ka një raport të autopsisë.

mustafa
 
I pyetur në lidhje me deklaratën që ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi bëri në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se do të padisë Serbinë për gjenocid, Mustafa u shpreh: Ka qenë një iniciativë, ka ndodhur një gjë që ka përmasa të genocidit. Ka ndodh një luftë e padrejtë. Ne duhet të kërkojmë përgjegjësi nga Serbia.
 
Ndërsa referuar shtrëngimit të dorës me kryeministrin serb Vucic gjatë forumit ekonomik të Vjenës, Mustafa tha se tashmë marrëdhënia mes tyre është normalizuar dhe se e rëndësishme është që të ulen në bisedime për të zgjidhur çështje që i ndajnë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit