Mustafa: Gjykata speciale nuk do
dëmtojë luftën e pastër të UÇK-së

Mustafa: Gjykata speciale nuk do<br />dëmtojë luftën e pastër të UÇK-së
Gjykata Speciale nuk do të merret me UÇK-në, e as nuk do ta dëmtojë imazhin e saj për luftën e pastër. Kjo gjykatë do të merret me individët që dyshohen të kenë bërë krime. Kështu deklaroi kreu i Qeverisë Isa Mustafa, i cili ripërsëriti se Gjykata Speciale do t`i heqë dyshimet për UÇK-në.

Këto komente kryeministri Isa Mustafa, i bëri pas takimit me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. Mustafa tha se sapo të kalojnë ligjet në Kuvend, Qeveria do të trajtojë në veçanti kërkesën e Komunës së Gjakovës për hapësirat për zonën industriale, reformën ekonomike, ligjin për ndërmarrje publike dhe planet e Qeverisë për përmirësim të ligjit për investimet e huaja.

Ndërsa kryetarja e Gjakovës, duke vlerësuar vizitën e parë të Isa Mustafës në detyrën rolin e kryeministrit, tha se me një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve nga të gjitha nivelet, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është i mundur në mënyrë të barabartë në gjithë Kosovën

 
Marrë nga RTK

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023