Mustafa i kundërpërgjigjet Qoses:
Mendje e degjeneruar, shko në psikiatri

Mustafa i kundërpërgjigjet Qoses:<br />Mendje e degjeneruar, shko në psikiatri
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur Rexhep Qosjes, duke e akuzuar se është gënjeshtar dhe se duhet të shkojë në psikiatri.

Rexhep Qosja qenka tmerruar katërmbëdhjetë herë që unë jam zgjedhur Kryeministër dhe që z. Thaçi ma ka dorëzuar detyrën. Herën e pesëmbëdhjetë Qosja le të shkojë te psikiatri.
Regjimi i Milloshevicit më ka ndjekur me padi penale dhe fletëarrest për cenim të integritetit territorial të ish Jugosllavisë dhe jam detyruar të dal e të jetoj nëntë vite në ekzil, e Qosjen nuk e ka prekur askush në Prishtinë.
Një rrenc i madh, si Rexhep Qosja dhe vetëm një mendje e degjeneruar si e tij, mund të prodhoj vrasës, armiq, ashtu siç kanë prodhuar njerëzit e UDB-as jugosllave, e sigurimit shqiptar. Me këtë logjikë Qosja kallte Shqipërinë në vitin 1997, dhe vazhdoi të sulmojë Ibrahim Rugovën e çdo bashkëpunëtor të tij.

Kur shoh se sa i tmerruar është Qosja, mburrem dy herë më shumë që unë jam Kryeministër i Republikës së Kosovës, sepse nuk kam asgjë të përbashkët me te”, ka shkruar Mustafa.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani