Mustafa: Jabllanoviç nuk është
 problemi më i madh i Kosovës

Mustafa: Jabllanoviç nuk është<br /> problemi më i madh i Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se protestat janë e drejtë e qytetarëve, por ministri Aleksandar Jabllanoviç, sipas tij, nuk është problemi më i madh i Kosovës.

Këto komente Mustafa i ka bërë në Pejë, në kohën kur në Prishtinë po zhvillohej protesta me thirrjet “Jabllanoviç jashtë, Trepça është e jona”.

“Protestat janë çështje e së drejtës së qytetarëve, e reagimit qytetar. Unë konsideroj se çështjet do t'i zgjidhim sipas programit qeveritar që e kemi, kam besim të plotë në përbërjen e Qeverisë dhe në përkushtimin e Qeverisë dhe institucioneve të tjera. Mirëpo, ne do t'i dëgjojmë të gjithë zërat që vijnë nga qytetarët tanë për përmirësimin e qeverisjes, lidhur me zgjidhjen e çështjeve aktuale”, ka theksuar Mustafa.

Ndërkaq, në lidhje me ministrin Jabllanoviç, Mustafa ka deklaruar se ai nuk është problemi më i madh i Kosovës dhe se nuk duhet fokusuar energjitë politike tek ai.

“Konsideroj se ministri Jabllanoviq nuk është problemi më i madh i Kosovës dhe nuk është çështja ku ne duhet të fokusojmë të gjitha energjitë tona politike. Ato do t'i përkushtojmë në rritjen e punësimit, në investimet nga jashtë që vijnë në shtetin ligjor”, ka thënë Mustafa.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf