PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, theksoi sot se "ministri Jabllanoviç ka kërkuar falje për deklaratat e bëra".
Duke folur sot në seancën plenare të Kuvendit, Mustafa tha se "Jabllanoviç ka kërkuar falje dhe se e ka sqaruar".
Kreu i qeverisë paralajmëroi deputetët që po ofendojnë njëri-tjetrit, madje edhe vet Mustafën se do të merren masa ndaj tyre.
Mustafa debatoi edhe me deputeten Teuta Haxhiu nga radhët e AAK-së. "Atë që ka bërë atje Jabllanoviçi po e bëni ju këtu në Kuvend. Askush nuk ka të drejtë të ofendojë askënd pa fakte. Për secilin do të marr masa që bën veprime pa respektuar rendin dhe rregullat", tha Mustafa
Kryeministri Mustafa u shpreh se "kam qenë në zyrat e ministrave serbë në qeverinë e Kosovës, dhe ata mbajnë flamurin e Kosovës në zyrë"./ATSH/