-Kryeministri Mustafa zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Rama-
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa
TIRANË, 4 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë bisedës u diskutua për gjendjen e shkaktuar nga vërshimet që kanë përfshirë zonat në jugun e Shqipërisë. Kryeministri Mustafa i premtoi kryeministrit Rama se Qeveria e Republikës së Kosovës do të dërgojë kontingjente të njësiteve të specializuara të FSK-së për të larguar ujin në zonat ku është e nevojshme.
Në këtë bisedë mes dy kryeministrave Mustafa-Rama, gjithashtu u shpreh gatishmëria e dyanshme, që në suaza të bashkëpunimit të dy qeverive, të kontribuohet maksimalisht në evitimin e pasojave që vijnë nga fatkeqësitë natyrore. /a.ke/