"Legjitimiteti buron nga vullneti deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës", deklaroi sot në një intervistë televizive lideri i LDK-së, Isa Mustafa, lidhur me zgjedhjen e tij kryeparlamentar në seancën konstituive të 17 korrikut dhe kontestimin nga PDK-ja, e cila i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Mustafa ka takuar sot në zyrën e tij liderët e koalicionit paszgjedhor të LDK-së, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limajn.

Nuk është dhënë ende ndonjë njoftim nga zyra e shtypit e Kuvendit, ndërsa sipas medias, pas takimit, Haradinaj ka thënë se ata kanë vazhduar bisedimet për formimin dhe konsolidimin e mëtejmë të institucioneve pas zgjedhjeve të 8 qershorit dhe se presin që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të drejtë, që nënkupton faktin se seanca ishte e rregullt. /ATSH/