PRISHTINE- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka pasur sot një takim me liderin e PDK-së, Hashim Thaçin me të cilin biseduan rreth harmonizimit të programit qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive.

Mustafa ka njoftuar gjithashtu se marrëveshja për programin qeveritar në mes të dy partive pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme.

Ja postimi i Mustafës:

Sot u takuam me z. Thaçi, Kryetar i PDK-së. Biseduam lidhur me progresin e grupeve për harmonizimin e programit qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive. Është bërë një punë e rëndësishme në definimin e raporteve të bashkëpunimit, në mënyrë që qeverisja të jetë e qëndrueshme dhe efektive. Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme. Me marrëveshje do të bëhet edhe ndarja e përgjegjësive, përfshirë edhe fushat e caktuara të qeverisjes. Pas kësaj do të pasojnë konsultimet e brendshme për caktimin e kabinetit qeveritar.

Marrë nga "Indeksonline"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)