Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka cilësuar si “të tmerrshme” gjendjen në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të votohet qeveria e re e kryesuar nga Haradinaj.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Mustafa ka theksuar se zgjidhja e kësaj situate është në shumicën shqiptare në Kuvend.

Postimi i Mustafës në facebook:
“Është e tmerrshme kjo gjendje në Kuvendin e Kosovës. Zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend. Prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe. Nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës!”.



mustafa fb
   (Postimi i Mustafaj në facebook)


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com