Mustafa: Na mbetet neve t’u krijojmë
mundësi qytetarëve të lëvizin lirshëm

Mustafa: Na mbetet neve t’u krijojmë<br />mundësi qytetarëve të lëvizin lirshëm
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se pas rekomandimit për heqje të vizave nga komiteti për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian, mbetet tek institucionet e vendit që të marrin hapin e duhur.  

Pres një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, kreu i ekzekutivit e ka quajtur këtë si një lajm të mrekullueshëm, ndërsa ka kërkuar që të gjithë që të punojnë për suksese të përbashkëta.

'Sot, morëm një lajm shumë pozitiv nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ku me shumicë të votave është aprovuar rekomandimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Tani institucionet do t'i adresojnë çështjet e mbetura dhe t’i krijojmë mundësi qytetarëve tanë të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Evropian. Të punojmë së bashku që të arrijmë këtë sukses të përbashkët', ky ështe postimi i kryeministrit Mustafa. 

mustafa
Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid