/ATSH- I. Vata/-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nderon 16 vjetorin e vrasjes së gazetarit dhe shkrimtarit, Enver Maloku duke e cilësuar atë një patriot të Kosovës.

Kryeminstri Mustafa, shkruan në statusin e tij, facebook se "Sot mbushen 16 vjet nga vrasja e gazetarit, redaktorit, drejtuesit të QIK-ut, shkrimtarit dhe patriotit, Enver Maloku. Ata që e vranë nuk mundën ta ndalin shkrimin shqip e as themelimin e shtetin të pavarur të Kosovës, sepse vepra e Enver Malokut ishte më e fuqishme, sesa plumbat që ia morën jetën".