Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa
Prishtinë, 3 Shkurt /ATSH/ - B.Jashari - / Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Financave, Abdullah Hoti dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka vizituar të martën Komunën e Ferizajt.
Kryeministri Mustafa u prit nga kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, e më pas zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të shumtë të bizneseve që operojnë në Ferizaj.
Kryeministri Mustafa, pasi ka dëgjuar qëndrimet e biznesmenëve në Ferizaj, ka thënë se Qeveria e konsideron detyrë prioritare zgjidhjen e problemeve të bizneseve. Duke vlerësuar lartë punën e tyre, kryeministri ka premtuar që të hapen mundësi për sukses të mëtejshem he për eliminimin e vështirësive me të cilat janë ballafaquar deri më tani.
Nga ana tjetër, Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, theksoi se Ferizaj paraqet një nga komunat që jep më së shumti kontribute tatimore për buxhetin e Kosovës duke bërë të ditur se afaristët paguajnë rreth 110 milionë euro në vit në emër të tatimeve.
/k.m//a.ke/










