PRISHTINE, 27 Nentor/ATSH/-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës janë takuar sot, ku kanë diskutuar për harmonizimin e programit qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive.
Kështu ka shkruar Isa Mustafa në rrjetin social facebook, ku ka thënë se marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme.Ja postimi i plotë:
Sot u takuam me z. Thaçi, Kryetar i PDK-së. Biseduam lidhur me progresin e grupeve për harmonizimin e programit qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive. Është bërë një punë e rëndësishme në definimin e raporteve të bashkëpunimit, në mënyrë që qeverisja të jetë e qëndrueshme dhe efektive. Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme. Me marrëveshje do të bëhet edhe ndarja e përgjegjësive, përfshirë edhe fushat e caktuara të qeverisjes. Pas kësaj do të pasojnë konsultimet e brendshme për caktimin e kabinetit qeveritar./kosovapress/./a.g/












