Partia Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar Isa Mustafën për Kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nominimi i liderit të LDK-së, erdhi pas një takimi tre orësh të mbajtur ditën e hënë nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie. 

Avdullah Hoti, nënkryetari i LDK-së, në rrjetin social Facebook është shprehur se Isa Mustafa u nominua për Kryeministër të Kosovës nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dhe sot nisëm rrugën drejt fitores. 

Ndërkohë ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, është shprehur i pakënaqur në lidhje me këtë vendim dhe për mediat kosovare ka konfirmuar se propozimi i Mustafës për këtë post, nuk do të bëjë që ai të braktisë partinë.

(v.gj/shqiptarja.com)