Mustafa: Opozita dhe Lista Serbe
shkak që të mos liberalizohen vizat

Mustafa: Opozita dhe Lista Serbe<br />shkak që të mos liberalizohen vizat
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një status të publikuar në rrjetin social facebook është shprehur se partitë opozitare dhe Lista Serbe janë duke penguar liberalizimin e vizave.
 
Mustafa ka shtuar se pas votimit të Ligjit për Trepçen Lista Serbe ka deklaruar se nuk do ta votojë demarkacionin, duke u bërë bashkë kështu me të gjitha forcat në vend që ndikojnë në pengimin e hapave të mëtejshëm europian.

“Gjeorgjia dhe Ukraina, pas marrëveshjes së rregullave të suspendimit, do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Kosova, për fat të keq, po ndahet nga ky grup për shkak se opozita po e kundërshton marrëveshjen për demarkacion, që është kusht për liberalizim. Edhe disa deputet të pozitës, përfshirë një numër të vogël edhe nga LDK-ja kanë përqafuar kauzën e AAK-së dhe po bëhen pengesë e vendimit për liberalizim. Lista Serbe pas votimit të Ligjit për Trepçën u shpreh se nuk do ta votojë demarkacionin. U bënë bashkë këta për të kundërshtuar një element të rëndësishëm të sovranitetit të vendit.

Qytetarët duhet ta dinë qartë se kush janë ata që po kundërshtojnë që Kosova të këtë kufijtë e vet ndërkombëtar me Malin e Zi, që po pengojnë bizneset të shfrytëzojnë hapësirën që ua ka mundësuar MSA-ja, dhe pse po e bëjnë këtë. Pse po e mbajnë peng rininë tonë. Edhe LDK do ta dijë se kush janë deputetët e saj që, në kundërshtim me vendimet e organeve më të larta, po pengojnë e liberalizimin e vizave. 

Qeveria e ka bërë punën e saj. Komisioni shtetëror qëndron ligjërisht prapa vijës kufitare të caktuar dhe me përgjegjësi ligjore konfirmon se është kufiri që Kosova e ka pasur edhe kur ka qenë Krahinë. Komisioni ndërkombëtar ka konfirmuar se kufiri është në rregull. Departamenti i Shtetit i SHBA ka vërtetuar po ashtu këtë kufi.

Qytetarët nuk duhet të bëhen viktimë e kauzave të rrejshme politike dhe as e qëndrimeve të papërgjegjshme të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe disa nga partia që unë drejtoj. 

Vlerat e shtetit, sovraniteti shtetëror dhe orientimi evropian nuk kanë asgjë të përbashkët me sjelljet folklorike, primitive dhe provinciale. IM”
, ka shkruar lideri kosovar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave