Mustafa: Prioritet i qeverisë
gjetja e personave te zhduku

Mustafa: Prioritet i qeverisë<br />gjetja e personave te zhduku
PRISHTINË - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marr pjesë në takimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku ishin prezent dhe një pjesë e familjarëve të të humburve. Në fjalën e tij Mustafa ka theksuar mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për punën e këtij Komisioni për zbardhjen e fatit të të zhdukurve nga lufta e Kosovës.

“Sot jam këtu me ju, që t’iu shpreh përkushtimin tim të plotë, që së bashku me ju do të punojmë maksimalisht që të zbardhet fati i njerëzve tuaj dhe tanë, që nuk janë gjetur. Kjo çështje do të ketë prioritet në punët e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Do ta ketë prioritet edhe në takimet dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët, edhe këtu edhe jashtë, në mënyrë që të bëhet presion tek Serbia për të gjetur njerëzit tanë.”- tha Mustafa.

Mustafa ka shprehur përkushtimin e tij dhe qeverisë që drejton, për të nxitur punën e komisionit në zgjidhjen njëherë e mirë të kësaj çështje tepër delikate në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka sqaruar se çështja e të zhdukurve të luftës do ta preket edhe në takimin që do të mbahet në Bruksel dhe do të kërkohet që të jetë pjesë e zgjidhjes së çështjeve që do të diskutohen me Qeverinë e Serbisë.

Edhe sipas kryetarit të Komisionit të Personave të Pagjetur, Prenk Gjetaj, kërkesat e sugjerimet e familjarëve do të jenë udhërrëfim për punën që do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm.

Ende sot, pas 16 vitesh nuk dihet fati i 1653 personave zhdukur.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf