PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke iu drejtuar sot xehetarëve dhe qytetarëve të Kosovës shprehet se, “Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma, më 19 janar, votuan kundër ndryshimit të ligjit, i cili duhej të nxirrej në momentet e fundit në Kuvend, për të pamundësuar një vendim gjykate e cila e çonte Trepçën në likuidim.
“Këta që dje thërrisnin Trepça është e jona dhe bartnin pankarta, atë ditë ishin të gatshëm që Trepçën t’ua dorëzonin kreditorëve, të cilët janë nga Serbia e Greqia, shqiptarë e serbë të korruptuar dhe me dokumente të dyshimta. Kjo është e vërteta jonë për Trepçën në këto momente dhe dyfytyrësia jonë”. është shprehur kryeministri Mustafa.
Kreu i qeverisë së Kosovës Mustafa, po sot, ka hedhur në ‘Facebook’ këtë postim: “Ata, që iu mbetet merak të dërgojnë Trepçën në likuidim, për ti zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve, tani e quajnë të shantazhuar Qeverinë e cila së bashku me shumicën e deputetëve të Kuvendit e shpëtoi në momentin e fundit nga falimentimi dhe mbetja pa punë e mbi 5,000 punëtorëve.
Pse kemi nevojë të thërrasim se ‘Trepça është e jona’, kur ajo është në territorin tanë, siç janë të gjitha pronat e tjera. A duhet të thërrasin në protesta që Kosova është e jona?! Mos u frikësoni nga fjalët që vijnë nga Serbia, sepse ato janë fjalë e kjo është tokë jonë. Frikësohuni nga ata që manipulojnë me emocionet e qytetarëve për ta shkatërruar pasurinë dhe për ta rrënuar demokracinë, e brishtë të këtij vendi”./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com