/ATSH- I. Vata/-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka çelur ditën sot me një urim për ditën e parë të vitit 2015, duke premtuar ndryshime në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe se qeveri e tij do të punojë për më shumë të mira, vende punë dhe lumturi për kosovarët.
"Urime dita e parë e vitin 2015. Karvani ecën, ndryshimet do te ndodhin. Qeveria që ju e keni merituar do të punojë për juve. Do të na lumturojë bashkërisht një vend pune më shumë, fytyra e qeshur e fëmijut e rehatia e pensionistit. Qofshi me jetë të gjatë! IM", shkruan Mustafa.











