PRISHTINË- Koalicioni i pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të 8 qershorit në Kosovë do  siguroje stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik, paralajmëron lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
"Blloku fitues, LDK- AAK- Nisma, i ofron këtij vendi një qeveri të qëndrueshme dhe me integritet. Qeverisja jonë do të siguroje stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik", shkruan lideri i LDK-së në mëngjesin e sotëm në Facebook.
Ndërsa mbrëmë ka shkruar se, "shtet pa shtet, sot duket Kosova. Me jetë parlamentare të pezulluar, me Qeveri në ikje, Kryeministër i cili është edhe deputet, shumë ministra që janë deputetë, këshilltarë komunale, drejtorë e nënkryetarë të komunave njëherësh deputetë, me konflikt interesi e në kundërshtim me Kushtetutën. Të gjithë këta marrin vendime të mëdha, pa asnjë përgjegjësi, pa i penguar askush. Por e vërteta është se ky vend ka rregulla, ligje dhe Kushtetutë, ka edhe institucione të pavarura, të cilat duket qartë se nuk kanë peshë për sundimtarët! E Presidentja, si i vetmi institucion me legjitimitet Kushtetues, as nuk shtron pyetje dhe as nuk vepron, por lejon që të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit". /ATSH/