Mustafa: Qytetarë, mos emigroni!
Paratë mos ua jepni matrapazëve!

Mustafa: Qytetarë, mos emigroni!<br />Paratë mos ua jepni matrapazëve!
PRISHTINE - Kryeministri Isa Mustafa, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos e braktisin vendin, duke parë numrin e lartë të kosovarëve që po emigrojnë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Mustafa shprehet se Kosova është më e sigurtë sesa kampet e azilantëve në Hungari, Francë, Austri, Gjermani dhe më tej.

Sipas Mustafës, qytetarët kosovarë nuk duhet të shpërdorojnë paratë e tyre të fituara me djersë e mund, për t’i rrezikuar dhe ua dhënë ato, matrapazëve ndërmjetësues shqiptarë dhe serbë.

Ai ka siguruar qytetarët kosovarë se do të punojë për t’i dhënë zhvillim të mëtejshëm ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend.

Më poshtë postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Kosova është më e sigurt sesa kampet e azilantëve në Hungari, Francë, Austri, Gjermani e gjetiu. Shtëpitë tona, këtu janë më të mira e më të dinjitetshme sesa tendat dhe dyshekët në halla sportive e në fusha. Ju i keni fituar me mund e djersë paratë dhe pasurinë, për t’ua dhënë matrapazëve dhe ndërmjetësuesve shqiptar e serb, të cilët me dëshirë do ta boshatisnin Kosovën për interesa të tyre, ashtu siç serbet i bënë bosh shumë pjesë shqiptare gjatë historisë sonë. Ju siguroj se do të punoj me përkushtim që Qeveria të hapë perspektivë për zhvillim ekonomik dhe punësim në vendin tonë, në qytetet e në fshatrat tona. Ardhmërinë tonë duhet të ndërtojmë këtu. Kemi mjaft probleme, por ato nuk do t’i zgjidhim duke ikur nga to dhe duke e marrë botën në sy, por duke u ballafaquar me to. Programi ynë qeverisës dhe përkrahja që e kemi nga komuniteti ndërkombëtar krijon mundësi për hapje të vendeve të punës për të rinj, për shkollim më të mirë e perspektivë të gjeneratave të reja. Jam i bindur se së shpejti mund të kemi liberalizimin e vizave dhe njerëzit tanë do të dalin e do të shohin botën, të lirë si të tjerët, pa shit shtëpi, tokë e bagëti dhe do të kthehen të punojnë në vendin e tyre dhe në pronat e tyre. Këtë gjendje të rëndë nuk e kalojmë duke bërë me gisht e duke prodhuar fajtorë, por do ta kalojmë nëse jemi bashkë, të gjithë, institucionet shtetërore, mediet, shoqëria civile, sepse demi nga ky proces është larg më i madh sesa pasha e akuzave dhe kritikave.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani