Mustafa: Rama s'ka pse vjen në
fushatat zgjedhore të Thaçit
Kryetari i LDK, Isa Mustafa ka kërkuar respektim reciprok të fushatave zgjedhore mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi vizitat e kryeministrit Edi Rama shkojnë në favor të homologut Thaçi.
PRISHTINË - "Kryeministri Hashim Thaçi po vazhdon të bëjë fushatën zgjedhore në Prizren, duke sjellë kryeministrat e vendeve fqinje". Këtë deklaratë ka bërë në Facebook kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke pasur parasysh këtu edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes postimit në rrjetin social “Facebook” zbuloi se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri - Kosovë do të mbahet më 16 nëntor në Prizren. Në Prizren, në këtë kohë po zhvillohen aktivitete para balotazhit ndërmjet kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës. Në kontinuitet, vërehet se Thaçi ka nevojë të ndërhyjë në aktivitetin zgjedhor të Prizrenit me kryeministra të vendeve fqinje ose të vendeve të tjera”, ka shkruar Mustafa.
Mustafa ka shpjeguar se kryeministri Thaçi gjatë aktivitetit parazgjedhor ka organizuar tubim me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Turqisë, e më pas në ndihmë i erdhi edhe kryeministri serb.
“Gjatë aktivitetit parazgjedhor, Thaçi organizoi një tubim të madh në Prizren me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Turqisë. Ndërkaq, në ndihmë i erdhi edhe Kryeministri i Serbisë me vizitën e tij serbëve të Kosovës. Por, nëse Thaçi ka nevojë që nëpërmjet ndërhyrjeve të tilla t’i krijojë avantazhe partisë së tij dhe kandidatit të tij për kryetar të komunës së Prizrenit, konsideroj se këtë nevojë nuk e ka Rama”, shkruan më tej ai.
Andaj ai thotë se, derisa Kosova respekton fushatën zgjedhore në Shqipëri, atëherë duhet të ketë respekt reciprok.
“Ne jemi dy shtete; kemi respektuar fushatën zgjedhore në Shqipëri, prandaj edhe Qeveria e Shqipërisë do të ishte mirë ta respektojë fushatën zgjedhore në Kosovë. Konsideroj se kultivimi i respektit reciprok është i shëndetshëm për marrëdhëniet afatgjata ndërmjet qeverive të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë”, shkruan Mustafa.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në energji! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15