Mustafa: Rrisim bashkëpunimin
Kosovë-Shqipëri, prioritet maksimal

Mustafa: Rrisim bashkëpunimin<br />Kosovë-Shqipëri, prioritet maksimal
Kryeministri Isa Mustafa deklaroi sot në Prishtinë se bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri do t’i japim prioritet maksimal.Gjatë konferencës së parë për shtyp të mbajtur sot, kreu i qeverisë kosovare Mustafa  theksoi se “bashkëpunimi me Shqipërinë është një bashkëpunim që ka një karakter dhe natyrë krejtësisht tjetër në raport me bashkëpunimin me vendet e tjera dhe ne do t’i japim prioritet maksimal këtij bashkëpunimi”.

“Dy qeveritë tona i kanë bashkërenditur objektivat që në fund të muajit mars të kemi një takim të dy qeverive në Shqipëri. Në këtë takim ne do të merremi me çështje konkrete të bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit arsimor, të bashkëpunimit kulturor dhe të axhendës sonë të përbashkët evropiane, sepse jemi dy vende të cilat kanë para së gjithash axhendë evropiane. Do të mundohemi që çështjet e bashkëpunimit tregtar dhe të bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e eneregjetikës t’i bëjmë si çështje të bashkëpunimit dhe si çështje të cilat duhet të zgjidhen”, nënvizoi Mustafa.

Kreu i qeevrisë kosovare u shpreh se “janë disa çështje të bashkëpunimit në fushën e arsimit, të cilat janë përafruar shumë, janë duke punuar dy ministritë tona dhe mendoj se deri në takimin e radhës ato do të shumë më mirë”.Mustafa paralajmëroi edhe një vizitë sa më shpejt në Shqipëri, për të cilën e ka ftesën e hapur.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf