Mustafa shkarkon Jabllanoviç
'Nga sot jo më pjesë e qeverisë'

Mustafa shkarkon Jabllanoviç<br />'Nga sot jo më pjesë e qeverisë'
Ministri serb për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç nuk është më pjesë e qeverisë. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për shtyp ka njoftuar largimin nga qeveria të Jabllanoviç. Mustafa tha se Jabllanoviç nuk është më pjesë e qeverisë së Kosovës.

“Nga sot ministri Jabllanoviç nuk është pjesë e kabinetit qeveritar”, ­ deklaroi Mustafa, duke mos dhënë më detaje të tjera lidhur me këtë çështje. 

Vendimi për largimin e tij nga qeveria e Kosovës pason protestat e organizuara nga partitë politike në opozitë, për shkak të një deklarate që Jabllanoviç kishte bërë më 6 janar. Ai i kishte cilësuar si "egërsira" protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Më 27 janar, në protestat që u mbajtën në Prishtinë, situata përshkallëzoi në në përleshje të rrepta ndërmjet protestuesve dhe policisë, me dhjetëra persona të lënduar nga të dyja palët. 

isa mustafa

Mustafa: Status i veçantë për Trepçën
Gjithashtu kreu i qeverisë së Kosovës, foli për një status të veçantë për Trepçen , duke ndryshuar edhe ligjin për të cilin u protesta. “Kjo qeveri dhe Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim për  ndryshimin e ligjit për organizimin e ndërmarrjeve të caktuara. Për Trepçen do të ketë konsulta të tjera për interesa të komuniteteve dhe të gjithë qytetarë e do të vendosim për pikpamjet tërësore. Për Trepçen do të ke të një strate gjitë veçantë”, tha Mustafa.  Opozita kosovare ka vendosur ditë më parë që protestën e radhës ta mbajë të mërkurën, më 4 shkurt.

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, makina përplaset me trafikndarësen, shoferi dhe bashkëshortja transportohen në spital

Lezhë, makina përplaset me trafikndarësen, shoferi dhe bashkëshortja transportohen në spital