Mustafa:Takim i frytshëm bilateral
me zëvendëspresidentin Biden

Mustafa:Takim i frytshëm bilateral<br />me zëvendëspresidentin Biden
Kryeministri Isa Mustafa përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë zhvilluar një takim të frytshëm me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Mustafa ka thënë se është i bindur se kjo vizitë do të ndikoj në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

Lexoni statusin e plotë të tij:

''Pata nderin e veçantë të pres sot Zëvendës Presidentin Amerikan, mikun e madh të Republikës së Kosovës, Joe Biden. Pasi i urova Zëvendës Presidentit Biden mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, zhvilluam një takim shumë të frytshëm bilateral.

Jam thellësisht i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Zoti i bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikë'', statusi i plotë i Mustafës.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri