Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk do të jetë i vetëm në Bruksel përballë kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë takimit që do të mbahet në Bruksel për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Mustafa do ta ketë afër edhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçin, i cili deri para zgjedhjeve të 8 qershorit ka drejtuar dialogun politik.

Lajmin është bërë me dije nga një burim i mirinformuar brenda Qeverisë së Kosovës në mediat Kosovare. Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëkohësisht dhe ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, javën e kaluar ka zhvilluar një takim në Bruksel me zyrtaren e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila ka paralajmëruar se takimi i ardhshëm mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksander Vuçiç, i ndërmjetësuar nga ajo, do të mbahet gjatë muajit janar.




Redaksia Online
(Sqiptarja.com)