/ATSH/.- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, theksoi sot se nuk kemi aspak nevojë të zhvillojmë fushatë ndaj tre anëtarëve të qeverisë të komunitetit serb, por të merremi me probleme jetësore, me papunësinë, me skamjen, me drejtësinë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Mustafa shprehet se "duhet të zbuten fjalët, të ulen gjakrat, sepse kështu nuk ndreqim punë. Nuk kemi aspak nevojë të zhvillojmë fushatë ndaj tre anëtarëve të qeverisë të komunitetit serb. Njëri prej tyre deri para disa ditësh ka qenë Kryetar i Komunës së Graçanicës, i zgjedhur me votat e qytetarëve dhe në procedura të organizuara dhe të mbikëqyrura nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Njerëzit e lindur dhe njerëzit që jetojnë në Kosovë kanë të drejtë të marrin përgjegjësi në institucionet e Kosovës".
"Neve vazhdojnë të na ndajnë drejtësi njerëzit nga vendet e tjera; për këto vite shumë nga ata që udhëhoqën Kosovën dhe sektorët më të rëndësishëm. Dhe nuk u bë kjo punë aq e madhe, sa tani po bëhet, nga disa, pjesëmarrja në qeveri e serbëve që janë lindur apo atyre që jetojnë në Kosovë. Si Kryeministër i vendit do të angazhohem maksimalisht për integrimin e të gjitha komuniteteve dhe për respektimin e tyre. Na nevojitet kjo, për ta liruar veten e të merremi me probleme jetësore, me papunësinë, me skamjen, me drejtësinë. Është mirë të mendojnë se a e meritojnë familjet e të pagjeturve dhe të pagjeturit, që Kryetari i Komunës së Prishtinës apo Kryetarja e Gjakovës t'i shfrytëzojë për agjenda politike apo që avokati i popullit të merret me cilësime të deklaratave politike, ose është më mirë që ata ti kryejnë punët e tyre dhe ti përmbushin premtimet e tyre para qytetarëve dhe para ligjit. Ashtu siç edhe ministrat duhet të mendojnë dhe ti njohin rrethanat, tragjeditë dhe pasojat e luftës para se të japin deklarata të pamatura", thekson Mustafa.
Kreu i qeverisë kosovë nënvizon se "a mendojmë ne, që me shekuj i kemi ruajtur objektet fetare, që kemi kultivuar tolerancë e fqinjësi të mirë, se tani kemi të drejtë t'ua ndalojmë njerëzve që të vizitojnë objektet e tyre të kultit, varrezat dhe shtëpitë e tyre. Dhe, kur asnjëri nuk e bën punën e vet, më së lehti i vjen me ia shti fitilin vendit". "Konsideroj se është më e mbarë që të krijojmë ura bashkëpunimi dhe të punojmë për arsyet të cilat na bashkojnë", përfundon Mustafa. Komentet e kryeministrit Mustafa erdhën pas reagimeve që shkaktoi deklarata e ministrit për Kthime dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, i cili i quajti "egërsira" protestuesit të cilët penguan serbët të hyjnë në kishën ortodokse të Gjakovës në ditën e Krishtlindjeve.
/Shqiptarja.com