Mustafa: Trepça s'mbrohet me
ata që shkatërrojnë Prishtinën!

Mustafa: Trepça s'mbrohet me<br />ata që shkatërrojnë Prishtinën!
PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas protestës së djeshme ka mbledhur sot kabinetin e tij qeveritar në orën 10:00.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar, Kryeministri Mustafa ka shprehur edhe një herë keqardhjen për të lënduar dhe ka ofruar përkrahje për policinë për garantimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt. Sipas tij organizuesit kishin për qëllim dëmtimin e pronës publike dhe institucionet e Kosovës për përfitime e tyre politike.

“Protesta kishte kryekëput qëllime politike. Policia e Kosovës e ka mbështetjen e plotë qeveritare për të mbrojtur pronën publike nga partitë politike. Shkaktari kryesor i eskalimit të protestës së djeshme ishte ultimatumi i dhënë për heqjen e kordonit policor”, ka thënë Mustafa.
 
Shefi i qeverisë së Kosovës, është shprehur se qytetarët nuk janë thirrur në protestë as për Trepçën apo Jabllanoviç, ku sipas tij ky i fundit ka kërkuar falje, por vetëm për qëllime politike. Sa i përket Trepçës, Mustafa është shprehur se ajo nuk mbrohet me dhunë, por se ajo është mbrojtur me ligj. Ai theksoi sërish se qytetarët po keqpërdoren nga partitë politike për të ardhur në pushtet me forcë dhe për të shkaktuar trazira në Kosovë.
 
“Qytetarët u thirren për të protestuar për Trepçën dhe shkarkimin e një ministri i cili kërkoi falje dhe të cilin nuk e pranuam. Trepça nuk mbrohet me dhunë ndaj policisë, ajo është mbrojtur me ligj që pamundëson privatizimin e saj”, është shprehur Mustafa në mbledhjen e qeverisë.
 
Mustafa nuk e ka përmendur se a do të ketë shkarkim apo jo të ministrit për Komunitete dhe Kthim Aleksandar Jabllanoviç. Nga ana e tyre, partitë opozitare në Kosovë, me në krye Vetëvendosjen kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për mbrotjen me ligj të posaçëm për shtetëzimin e minierës së Trepçës, dhe shkarkimin e Aleksandar Jabllanoviç, pas deklaratave të tij se gjakovarët janë egërsira.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf