“Opozita nuk ka nevojë të zhvillojë politika të monologut. Çfarë kërkojnë serbët e Mitrovicës së Veriut është dëshirë e tyre, por kufiri ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës është dhe mbetet ai i përcaktuar me Pakon e Ahtisarit e jo në lumin Ibër. Nesër pritet që BE të fillojë punimet në urë, kurse ajo do të lëshohet në qarkullim në fund të muajit qershor 2016,” ka shkruar Mustafa, në një postim në Facebook.
Rivitalizimi i urës së Mitrovicës është parashikuar me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, të arritur më 25 gusht 2015, në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)