/ATSH-Behlul Jashari/- Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa vlerësoi sot, përfaqësimin e gjithë komuniteteve në qeverinë e re të Kosovës dhe në institucionet e tjera të vendit.
Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, Kryeministri Mustafa tha se "Kuvendi i Republikës së Kosovës në 9 dhjetor ka zgjedhur qeverinë e re, e cila ka marrë përgjegjësinë në një moment shumë të ndjeshëm për Kosovën". "Ne jemi të interesuar të bëjmë hapa të rëndësishëm në fushën e zhvillimit ekonomik, të forcimit të shtetit ligjor, të integrimeve evropiane. Shpreh besimin e plotë se me përgjegjësi do të punojmë bashkërisht si ekip dhe do të marrim përsipër të gjitha përgjegjësitë", theksoi ai.
Në këtë mandat, vijoi Mustafa, do të punojmë ngushtë me Presidenten, me Kuvendin dhe me institucionet e pavarura të Kosovës.
"Këtu kemi për herë të parë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe në qeveri, që përfaqësojnë serbët në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Unë dëshiroj në mënyrë të vecantë t'u uroj mirëseardhje edhe të shpreh qëndrimin dhe vullnetin tonë që të punojmë bashkërisht, që të gjitha çështjet e qytetarëve tanë t'i zgjidhim bashkë përmes institucioneve", theksoi Mustafa.
Ai falënderoi kryeministrin e deritanishëm të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për punën që ka bërë dhe po ashtu për transferimin korrekt që i bëri qeverisë, duke theksuar se "ne do të punojmë fort edhe në të ardhemen dhe do t'i shërbejmë vendit tonë".
/Shqiptarja.com